Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime nga java e kaluar, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më lart në klasifikim.

Projekti më i ri nga Dafina Zeqiri i titulluar “Happy Birthday” ka vetëm 2 javë që është publikuar dhe deri më tani është ngritur me 78 vende duke u renditur kështu në vendin e 22-të të klasifikimit në “The Top List”. Duket se ky projekt i këngëtares sa vjen e po pëlqehet më shumë nga publiku, por a do të mund t’a arrijë suksesin e “Pa ty”?

Ajo që vihet re më së shumti është një tendencë në rritje ku publiku po voton më shumë këngët që kanë pasur më shumë kohë në klasifikim, se sa ato më të rejat. I tillë është dhe rasi i “A ki me rrejt” nga Yll Limani, i cili është ngritur me plot 42 vende nga java e kaluar.

“Zjarr në shpirt” nga Alban Skënderaj është votuar më shumë nga java e kaluar duke u ngitur kështu me 33 vende në klasifikim.

Gjithashtu dhe kënga “A po vjen” nga Elvana Gjata ka pësuar shumë vende në ngjitje nga java e kaluar me 29 vende edhe pse artistja ka publikuar dhe projekte më të reja.

“Ndoshta” e Cricket dhe Yll Limani nuk ëahtë lënë aspak në harresë nga fansat që kanë arritur t’a ngjisin këtë projekt me 18 vende në klasifikimin e “The Top List”.

Një tjetër projekt nga Yll Limani ka pësuar ngritje në klasifikim. “Kur t’kujtohet” është rritur me 18 vende duke u renditur kështu në vendin e 46-të klasifikimit.

“Harrom” e Dhurata Dora-s vjen këtë javë me 20 vende më lart se javën e kaluar. Duket se fansat sa vijnë e po e pëlqejnë ende edhe më shumë këtë projekt duke qenë se ka 31 javë në klasifikim.

“Paname” nga Ardian Bujupi edhe pse ka 11 javë në klasifikim dhe artisti ka publikuar dhe projekte të reja, është ngritur me 24 vende këtë javë.

Projekti i sjellë nga Dj Geek dhe Vig Poppa i titulluar “Futja Kepen”, sa vjen e votohet më shumë nga fansat. Edhe këtë javë, kjo këngë është rritur me 24 vende në klasifikim.

Alban Skënderaj mbetet një nga artistë më të pëlqyer nga publiku dhe më të talentuar shqiptar. Projekti i tij “Kush ta ndien ty aromën” këtë javë është ngritur me 21 vende në klasifikimin e “The Top List”, duke u renditur kështu në vendin e 57-të.

Një tjetër projekt i sjellë nga Alban Skënderaj, “Vetem ty (Avaxus Remix)” gjithashtu ka pësuar goxha rritje në renditje. Kjo këngë është ngritur me plot 33 vende nga java e kaluar.

“Baila Morena” nga Ardian Bujupi edhe pse artisti ka publikuar projekte më të reja se ky, ka pësuar 22 vende në ngjitje nga java e kaluar duke u renditu në vendin e 59-të.

“Waste no time”, një projekt i sjellë nga Ani dhe Dr1n ka vetëm 4 javë në klasifikim dhe duket se është pëlqyer shumë nga publiku, i cili e ka renditur atë 32 vende më lart në klasifikim.

Një nga çiftet më të këndshëm të artistëve, Venera Lumani dhe Lind Islami janë gjithashtu në listën e artistëve të cilët me projektet e tyre janë rritur në klasifikim. Është pikërisht projekti i tyre “Me zemër” i cili është rritur me 23 vende nga java e kaluar.

“The Next Step”, proejkti më i ri i artistes së talentuar KOKA ka vetëm 3 javë në klasifikim, por vazhdon të vlerësohet nga publiku që e ka votuar me 17 vende më lart në krahasim me javën që lamë pas.

Një projekt shumë i veçantë si ai që sollën Auren Mejdani, Denisa Gjezo, Albana dhe Ines, nuk kishte si të mungonte në këtë listë. “Zaman” është rritur me 23 vende duke u renditur kësht në vendin e 75-të të klasifikimit në “The Top List”, duke qenë prej 7 javësh pjesë e “Top Awards”.

“Nëse neser zgjohem prapë” nga koncerti i famshëm Rock the Dictator nga Renis Gjoka gjithashtu është rritur me 17 vende nga java e kaluar dhe duket se ende vlerësohet shumë nga publiku.