Ardian Bujupi dhe Ledri Vula bashkuan forcat për të na sjellë një tjetër hit të kësaj vere. ”Gelato” titullohet bashkëpunimi i tyre që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Artistët shqiptarë kanë qenë mjaft aktivë kohët e fundit duke sjellë shpesh projekte të reja. E duket se bashkëpunimet kanë qenë ato që kanë mbizotëruar më shumë.

Megjithatë, ”Gelato” do të ishte ajo që do të veçonim. Arsyeja? Epo, nëse nuk ju mjafton që dy emra si Ardian Bujupi dhe Ledri Vula janë bërë bashkë, ky projekt është fjalë për fjalë ’akullorja’ e kësaj vere.

Duke u ndalur pak këtu, ne kemi bërë një sondazh ’funny’, ku kemi ngritur pyetjen ”po të ishin akullore, kë do të lëpinit më shumë, Ardian Bujupin apo Ledri Vulën?” Dhe ja përgjigjet; në YouTube 64% janë përgjigjur për Ledrin, ndërsa 36% për Ardianin.

Nga ana tjetër rezultatet e sondazhit në InstaStory kanë qenë këto; 56% janë përgjigjur se do të ’lëpinin’ Ledrin, ndërsa 44% Ardianin.