Një nga divat e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e saj më të ri titulluar “Go Go Go”. Projekt ky i cili ka hyrë menjëherë në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Sikurse në projektin e saj “Duro”, kënga e saj e fundit gjithashtu ka për qëllim të përçojë mesazh të fortë tek audienca përballë sfidave të shumta në jetë. Teksti është shkruar nga vetë Dafina si dhe nga reperi i njohur Elinel.

Këngëtarja, në shumicën e rasteve mundohet të përçojë mesazhe ndërgjegjësuese tek audienca e saj me projektet e saj. E duket se edhe tek “Go Go Go” ia ka arritur qëllimit.

Me këtë këngë, Dafina bën thirrje kundër heshtjes dhe për ata që ndihen të vetmuar dhe të pafuqishëm. “Vetëm fol, thyeje heshtjen” thuhet në fund të këtij klipi, i cili është renditur në vend të 100-të për këtë javë.