Kur bëhet fjalë për një bashkëpunim midis Dafina Zeqirit dhe Cricket, dijeni se fjala hit është emëruesi i tyre i përbashkët. Ashtu cilësohet edhe projekti i tyre më i ri, “Harroj”.

Kënga e tyre ka rrëmbyer menjëherë zemrat e fansave, të cilët me votat e tyre e kanë votuar për të hyrë në klasifikimin e kësaj jave të ”The Top List”. Artistja ka treguar gjithmonë se nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe pas një viti shumë të suksesshëm që la pas ka vendosur që të mos humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri.

“Harroj” është një këngë shumë e ndjerë dhe romantike që të bën të dashurohesh pas saj. Shumë prej publikut janë shprehur se në këtë projekt kanë gjetur pak nga vetja e tyre.

Duket se edhe një herë tjetër, Dafina dhe Cricket gjetën gjuhën e përbashkët dhe goditën sërish në shenjë. ”Harroj” renditet këtë javë në vend të 100-të të ”The Top List”.