Në datën 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Në dasmë ishin të ftuar familjarët, kolegët e tyre dhe shoqëria e ngushtë e çiftit.

Ditën e sotme në “Ftesë në 5” janë zbuluar disa intervista të bëra gjatë dasmës dhe një ndër to ka qenë dhe me Venera Lumanin dhe Lind Islamin, një nga çiftet më të dashura për publikun dhe ndër artistët më të talentuar. Ata dhanë urimet e tyre për Klean dhe Elgitit, por gjithashtu zbuluan detaje nga ceremonia e tyre e ardhshme që me sa duket do të jetë shumë shpejt…

Përshtypja e parë kur panë çiftin drejt altarit? Ja si përgjigjet Venera:

Klea është një ndër personat e parë që kam takuar kur kam ardhur në Shqipëri. Kemi punuar bashkë që tek Top Fest 10 dhe është shoqja ime e parë dhe më e mira që kam këtu. Pastaj edhe Elgiti që është producenti jonë. Çfarë mendova? Unë u përlota, qava, e ndjeva si për vete. Kështu që unë u uroj të gjitha të mirat e botës sepse e meritojnë dhe janë një çift shembull.

Po Lindi çfarë mendoi kur pa Elgitin drejt altarit?

Unë e njoh Elgitin si një njeri jo shumë emocional, por kur e pashë që u emocionua aq shumë, e përcolli tek të gjithë njerëzit. Patjetër që ishte një moment shumë emocionues. U uroj të gjitha të mirat, janë absolutisht shumë të mirë.

E kanë menduar ata ta kremtojnë dashurinë e tyre në një dasmë? Venera përgjigjet:

Ne e kemi në mend që të bëjmë diçka të vogël. Ndoshta do e nisim si të vogël, por do përfundojë në diçka të madhe. Besoj që në fund shtatori, fillim tetori do të jemi edhe ne.