Çdo këngë e publikuar nga Dafina Zeqiri këto muajt e fundit është kthyer padyshim në një superhit. Artistja tashmë ka lançuar të gjitha këngët e albumit të saj të ri, “The Absolute Vol.1”.

Në mesin e bashkëpunimeve që ajo ka sjellë, Dafina ka realizuar një edhe me reperin MC Kresha. Projekti i tyre i përbashkët mban titullin “Luj” dhe është prej 3 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Bashkëpunimi i tyre i ri mori shumë vëmendje në rrjete sociale duke u bërë mjaft viral. Fundja nuk mund të prisnim ndryshe nga një bashkim i këtyre dy artistëve kaq të mëdhenj.

“Luj” ka pësuar ngritjen më të madhe në renditjen e Top 5 këtë javë. Dafina dhe Mc Kresha janë rritur me plot 27 pozicione dhe aktualisht renditen në vend të dytë të listës.