Jeni ju ata të cilët i keni votuar si të preferuarit tuaj për të hyrë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards dhe po ju ata që me votat tuaja po i mbani ende në klasifikim. Këto janë disa prej hiteve më të mira që kanë rezistuar për shumë javë në listë…

“Zjarr në shpirt” nga Alban Skënderaj vazhdon të jetë ende ndër më të votuarat e publikut. Ky projekt është pjesë e klasifikimit prej 49 javësh tashmë.

Një nga hitet e verës së kaluar ishte padyshim dhe bashkëpunimi i Elvana Gjatës dhe Yll Limanit, “E di”. Kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot njësoj si herën e parë edhe pse kanë kaluar plot 39 javë.

Një tjetër hit i bujshëm i verës së kaluar ishte dhe “Llafe Llafe” nga Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son. Kanë kaluar 36 javë që nga publikimi dhe projekti vazhdon të jetë në klasifikim.

Një tjetër bashkëpunim shumë i suksesshëm rezultoi dhe “Alo” nga Ronela Hajati dhe Vig Poppa. Ky projekt është prej 43 javësh si pjesë e klasifikimit.

I gjithë albumi “ZanIN” i Elhaida Danit i dha një shtysë edhe më të madhe Elhaida Danit. Por veçanërisht njëri prej projekteve, “Amore” rezultoi më i preferuari dhe më i votuari prej 30 javësh tashmë.