Elvana Gjata është padiskutim një ndër divat e muzikës shqiptare, e cila ka arritur të shkëlqejë në çdo paraqitje të saj. Ditën e sotme, këngëtarja e njohur, feston ditën e saj të lindjes dhe sigurisht që nuk ka munguar një surprizë nga ajo, për të gjithë dashamirësit e muzikës së saj.

22 qershori ishte dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, e cila mbajti koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania. Këngëtarja organizoi koncertin “Dekada” që mbledhoi mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj.

Mc Kresha, Ledri Vula, Capital T, Noizy, Bardhi, Yll Limani, Dhurata Dora,Dj Gimi-O si dhe motra e Elvanës, Migena Gjata, ishin artistët që performuan së bashku me të në skenën gjigante të ngritur në stadiumin Air Albania. Koncerti i saj u hap nga artistë shumë të dashur për publikun gjithashtu, si Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Për të gjithë ata që e kanë humbur këtë koncert madhështor, “Dekada” do të hidhet sot në kanalin zyrtar të artistes në Youtube. Këtë lajm e ka bërë publik vet artistja përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

“Sot në orën 18:00, Dekada”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur videos së publikuar në rrjetet sociale.

Karriera e Elvanës si këngëtare filloi shumë herët. Në vitin 2001 ajo fitoi festivalin e këngës për fëmijë “Festivali e zërave te Rinjë” me këngën “Le të këndojmë së bashku” , për vendin e tretë. Ky çmim e ka motivuar ata për të vazhduar. Si pasojë, në spektaklin “Kërkohet një yll” në pjesë nga kënga e Laura Pausinit si interpretuese.

Përkrahur nga babai i saj, Elvana merr pjesë në episodin e parë të spektaklit televiziv “Ethet e së premtes mbrëma“ nga RTSH ku u rendit e nënta në finale e këtij spektakli. Festivali ai hapi rrugën për karrierën e saj. Në vetëm një natë Gjata këndoi dhe u fut në zemrat e publikut dhe ishte një njeri i famshëm.

Stili i muzikës së Elvanës përmban frymat R&B, Hip Hop dhe Pop. Por, Elvana siç është shprehur edhe vetë neper intervista , nuk ka një zhanër të konsoliduar, por gjithmonë me një larmi të ndryshme këngësh. Stili i tyre është i ndryshëm dhe secila ka projeksionin e vetë, duke mos krijuar kurrë përsëritje.