Klasifikimi i “The Top List” po mbyll dalëngadalë javën e 422. Gjatë kësaj kohe kemi patur qindra e qindra këngë të reja çdo javë, artistë të ndryshëm të vjetër apo të rinj, tema të ndryshme, e po ashtu edhe zhanre të shumëllojshme.

Kemi pasur si pjesë të listës shume projekte të mira që votat tuaja kanë vendosur se sa gjatë do qëndronin në klasifikim. Megjithatë janë disa këngë që i rezistuan këtij viti që lamë pas dhe publiku vazhdon që t’i votojë dhe t’i ketë si të preferuara. Më poshtë po ju njohim se cilat janë ato…

1. Luiz Ejlli – Me ty (48 javë)

2. Gjon’s Tears- Midnight in Paris (41 javë)

3. Elvana Gjata x Dhurata Dora – Rrotullo (38 javë)

4. Luiz Ejlli – Me ty Remix (Top Albania Radio, Dj Benito) (38 javë)

5. Elvana Gjata – Si na (36 javë)