Ish-partneri i këngëtares Dafina Zeqiri, Dj Geek duket se nuk ka në plan të “pushojë” gjatë. Pas ndarjes nga këngëtarja, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale, aludohet se Geek do të bashkojë forcat me Loredanën.

Mësohet se ai është në negociata me menaxhimin e artistes shqiptare, e cila njihet edhe ndërkombëtarisht. Brenda pak javësh pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes për bashkëpunim e tyre.

Ky lajm erdhi vetëm pak ditë pasi u mësua se dy ish-at e tyre, Dafina dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim. Rikujtojmë se, tashmë është bërë zyrtare edhe nga vetë dyshja, që Dafina Zeqiri dhe Dj Geek nuk janë më bashkë. Dj Geek ka bërë të ditur për të gjithë publikun e tij, se mbrëmja e 25 gushtit ishte koncerti i fundit për të së bashku me këngëtaren e njohur.