KOKA është një këngëtare, tekstshkruese dhe performuese e lindur në Shqipëri por që prej vitesh jeton në Berlin. Në fakt ajo nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2000 ajo ishte pjesë e një bashkëpunimi me Bojken Lako, “Natën Ditë”.

KOKA është një nga artistet më të talentuara të tregut dhe që herë pas here vjen me projekte mjaft unike. Çdo projekt i publikuar prej saj duket se po tërheq gjithmonë e më shumë publikun, me zërin e saj të mrekullueshëm, stilin kaq origjinal dhe me këmbë në tokë. 

Kohët e fundit ajo ka qenë mjaft e angazhuar duke punuar për të sjellë albumin e saj. E më në fund puna e saj e dy viteve u kurorëzua të premten me daljen e albumit ”Eudaimonia”.

“Eudaimonia” do të thotë “gëzimi i jetës brenda qenies njerëzore”. Ky është dhe albumi debutues i artistes, që tashmë ndodhet në të gjitha platformat muzikore.