Një javë e re, por me shumë pak ndryshime në klasifikimin e “The Top List”. Top 5 thuajse nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar.

Kreu i javës shkon sërish për Mc Kresha dhe Lyrical Son me “Shake it (Kanga e Drake)”, njësoj si javën e kaluar.

Këto javët e fundit faktikisht, vendi i parë ka qenë një ‘betejë’ mes Pintave dhe Bardhit.

Ky i fundit renditet sërish në vend të dytë me këngën e tij të re, “Tradhtare”. Vendi i tretë, njësoj si javën e kaluar, shkon për Romeo Veshaj dhe Ledri Vula me “E keni dit”.

Kjo këngë është prej 38 javësh pjesë e klasifikimit. Po ashtu, njësoj si javën e kaluar, Yll Limani renditet në vend të katërt me “Eja”, një nga këngët e albumit të tij të fundit.

Surpriza e kësaj jave është vendi i pestë. Këtë javë kemi pikërisht një hyrje të re që mbyll Top 5, “Rebele” nga Mc Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vula.