Këtë fillim viti të ri, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen kaq suksesshëm…

Yll Limani duket se kryeson në listë me më shumë këngë ndonjëherë. Ai renditet me plot 16 projekte në klasifikim dhe më lart qëndron “Eja”, në vend të tretë, një nga këngët e albumit të tij të ri “Tjetër”.

Pas tij renditet Luiz Ejlli me 9 projekte. Vlen të përmendet se të gjitha këngët e publikuara prej tij vazhdojnë të votohen nga publiku dhe qëndrojnë ende në listë. Këtë javë ai renditet në vend të parë me “Ninulla e vetmisë”.

Në vend të tretë kemi dy artiste të cilat janë me numër të njejtë projektesh në “The Top List”. Është fjala për Dafina Zeqirin dhe Elvana Gjatën. Të dyja këngëtaret renditen me 5 këngë secila në listë. Elvana pozicionohet në vend të 15-të me “Si na”, ndërsa Dafina pozicionohet në vend të 27-të me “Kaje”, bashkëpunimin me Yll Limanin.