Stefania dhe Faydee kanë hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” me projektin e tyre “Ma Bebe”. Kjo është një këngë argëtuese që i drejtohet dashurisë dhe pasionit.

“Ma Bebe” ka një ritëm që do t’ju bëjë të dëshironi të kërceni dhe të këndoni së bashku me ta. Por le të njihemi pak më mirë me këta dy artistë.

Cristina Ștefania lindi në Galați, ku studioi në Liceun e Arteve “Dimitrie Cuclin”, ku dhe u trajnua profesionalisht. Stefania zgjodhi të transferohej në Bukuresht në vitin 2015, kur kërcimi ishte pasioni i saj i madh dhe ajo që e drejtoi drejt kryeqytetit, ku do të punonte me koreografët më të njohur në Rumani, por edhe ku arriti të bashkëpunonte me artistë të njohur. Fama muzikore për Stefania nisi 4 vite më parë, kur publikoi një cover të këngës “Nëntori”, këngë të interpretuar nga Arilena Ara dhe që u transmetua masivisht në radio. Pas postimit të videos në kanalin e saj personal në YouTube, vetë Arilena është surprizuar nga talenti i Stefanias dhe ka vendosur ta promovojë atë. Më vonë, Stefania vendosi të bëjë debutimin e saj muzikor në Rumani, duke publikuar këngën “Drinking about you”, një këngë që i dha famë artistes së re.

Fady Fatrouni, i njohur me emrin e tij skenik Faydee, është një këngëtar australian me origjinë libaneze. Ai është i njohur më së shumti për këngën e tij të vitit 2013 “Can’t Let Go”, si dhe hitin e tij ndërkombëtar “Habibi (I Need Your Love)”, bashkëpunim me Shaggy, Mohombi dhe Costi. Faydee lindi në një familje muslimane më 2 shkurt 1987 në Sydney, Australi. Prindërit e tij e kishin origjinën nga Tripoli, Liban. Interesi i Faydee për muzikën filloi përmes kushërinjve të tij, të cilët regjistronin beat dhe rap dhe këndonin mbi to për argëtim. Në moshën trembëdhjetë vjeç, ai filloi të shkruante dhe të regjistronte muzikë nga dhoma e tij e gjumit dhe që atëherë nuk e ndaloi më pasionin e tij, ku tashmë është një nga artistët më të njohur ndërkombëtarisht.