‘Prime-i’ i kaluar i “Big Brother VIP 3” ka nisur aspak i zakontë dhe shumë i veçantë. Ditën e shtunë banorët kanë festuar plot 100 ditë qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ata madje gjetën mënyrën më speciale dhe unike për ta shënuar këtë ditë. Në nisje të spektaklit, banorët kanë surprizuar publikun me një projekt muzikor të cilin e kanë krijuar përgjarë këtyre ditëve brenda shtëpisë më të ndjekur të “BBV3”.

Dhe si asnjëherë më parë, banorët janë ‘zhvendosur’ në studio teksa kanë performuar këngën e krijuar, shoqëruar me një koreografi të mrekullueshme. Në një atmosferë elektrizuese ata kanë dhënë spektakël me interpretimin e këngës duke marrë duartrokitje të forta nga studio.

Më pas janë rikthyer sërish në shtëpi. E tashmë kënga “Kap prime” është publikuar në YouTube në kanalin zyrtar të Top Channel.