Sa ndryshime, po aq dhe të njëjta projekte në vendet e para në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”. Por ajo që na intereson të gjithëve, është kënga e vendit të parë.

Për këtë javë, Bardhi ka rrëmbyer fronin me “Tradhtare”, me një vend më lart nga java e kaluar. Mc Kresha dhe Lyrical Son pozicionohen në vend të dytë me “Shake it (Kanga e Drake)”, teksa javën e kaluar ishin në krye.

Pas tyre vjen Romeo Veshaj dhe Ledri Vula me “E keni dit”, të cilët janë rritur me një vend në listë. Vendi i katërt shkon për Luiz Ejllin me “Pa ty”, kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Top 5 mbyllet me Yll Limanin me “Eja”, një nga këngët e albumit të tij të ri.

Vendi i gjashtë shkon për Alban Skënderaj me “Obsesion”, kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”, me 4 vende më lart. Në vend të shtatë kemi një hyrje të re për javën, Elhaida Dani me “Zemrës”.

Luiz Ejlli nga ana tjetër ka zbritur me 5 vende nga java e kaluar me “Ninulla e vetmisë”, duke shkuar në vend të tetë. Në vend të nëntë, me 5 vende më lart, renditet bashkëpunimi i Bardhit dhe Xhensilës, “Mashtruese”. Top 10 mbyllet me Luiz Ejllin me “Amanet”.