Në showbiz-in shqiptar ka shumë çifte që ndajnë të njëjtin profesion, qoftë aktorë, prezantues apo këngëtarë. Ata janë jo vetëm shumë të suksesshëm në profesionet e tyre, por edhe shumë të komentuar në media.

Dhe ne do të ndalemi pak tek çiftet e këngëtarëve, aq më tepër tek ata që ndodhen në listën e Top Awards. Por cili nga çiftet e këngëtarëve është më i preferuar për publikun?

Në YouTube Community të llogarisë së Top Albania Radios, ngritëm një sondazh ku pyetëm njerëzit në rrjet se cili nga çiftet u pëlqejnë më shumë. Disa nga çiftet që përmendëm ishin Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, Venera Lumani dhe Lind Islami, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj e Rina Balaj dhe Sin Boy.

Rezultatet ishin këto… Miriami dhe Albani kanë rezultuar më të pëlqyerit me 62% të votave. Më pas vinin Xhensila dhe Besi me 12%, Venera dhe Lindi me 11%, Eni dhe Genci me 8% e në fund Rina dhe Sin Boy me 7%.