Lumi B dhe Buta kanë bashkuar forcat për të lançuar bashkëpunimin e tyre më të fundit muzikor. “Trust” mban titullin projekti i tyre i ri i cili është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Kjo këngë e dy artistëve ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është pozicionuar direkt në Top 10. Jo më kot “Trust” arriti të merrte vëmendjen e publikut, pasi si teksti e ashtu dhe klipi vijnë mjaft interesant.

E fundja nuk mund të prisnim më pak nga ky bashkim i këtyre dy artistëve kaq të dashur. “Trust” megjithatë nuk është bashkëpunimi i parë i Lumi B dhe Buta, pasi dhe më herët i kemi parë së bashku.

Megjithatë, diçka na thotë që ky i fundit do të qëndrojë gjatë në mendjen tonë. “Trust” renditet momentalisht në vend të tetë të listës.