Ada erdhi për herë të parë në “The Top List” me bashkëpunimin me Alban Skënderaj në “Ama”. Me këtë projekt ajo u bë edhe më e njohur në tregun muzikor shqiptar.

Gjithmonë ka punuar më shumë si kompozitore, por tani ka vendosur që të vijë dhe si këngëtare, duke e pasur pasion muzikën. Herën e fundit, Ada paralajmëroi se shumë shpejt do të sillte projekte të reja muzikore në gjuhën angleze.

Dhe kështu ndodhi! Këtë javë Ada ka sjellë bashkëpunimin e ri me Cricket dhe Ya Nina që mban titullin “Dance for the money”.

Kjo këngë u pëlqye menjëherë nga fansat e artistëve të cilët me votat e tyre e kanë renditur menjëherë në vend të 44-të në listë. Nga veçantia e projektit dhe talenti i artistëve, pritet që “Dance for the money” të vazhdojë të rritet dhe të kthehet ndër më të preferuarat e dëgjuesve.