Renis Gjoka po na bën zili me energjinë e tij dhe frymëzimin që ka pasur kohët e fundit. Artsti ka qenë mjaft aktiv së fundmi me projekte të reja muzikore.

Këtë javë Renisi ka ardhur në klasifikimin e ”The Top List” me një këngë romantike pak më larg rock-ut që e karakterizon. Kënga e tij e re mban titullin ”Ëndrra jonë” dhe vjen e shoqëruar edhe me një videoklip ku tregohen problemet në çift.

Por kur përmendëm se Renisi ka qenë mjaft aktiv, nuk e thamë më kot. Përveç ”Ëndrra jonë”, Renisi ka ardhur gjithashtu me një bashkëpunim me Eugent Bushpepën, ”Rezisto”.

Kjo këngë u prezantua gjatë fushatës elektorale të 14 majit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, në një ceremoni të mbajtur në stadiumin “Air Albania”. “Rezisto” është një projekt i zhanrit hard rock, që i shkon më së miri dy artistëve.

Mund të themi me plot gojën që Renisi është i vetmi që di të kombinojë kaq mirë këto këto projekte kaq të ndryshme në një kohë të afërt me njëra-tjetrën. ”Ëndrra jonë” renditet në vend të 14-të për këtë javë.