Këtë javë, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen kaq suksesshëm?

Këtë listë duket se e kryeson Yll Limani me plot 16 projekte. Ato janë “Injoro”, “Kaje”, “Për kon je zbukuru”, “Eja”, “Gjujr”, “Tuat”, “Kqyrem tu shku”, “Sonte”, “Ndjenje”, “U kry”, “Nuk po ec”, “Mos prit”, “Spiti”, “Yll Limani”, “Mos harro”, “Kane me tu kujtu” dhe “Borxhi”.

Luiz Ejlli pozicionohet me 8 projekte. Më i riu prej tij, “Kce”, kryeson klasifikimin këtë javë. Ai është momentalisht në listë me “Kce”, “Frymë”, “Ninulla e vetmisë”, “Amanet”, “Pa ty”, “Përjetësisht”, “Me ty Remix” dhe “Dedikim”.

Mc Kresha ka 6 projekte në klasifikimi momentalisht. “Luj”, “Shake it (Kanga e Drake)”, “Rebele”, “Zemra e saj”, “Legendary” dhe “No luv”.

Ledri Vula pozicionohet me 5 projekte, “Rebele”, “E keni dit”, “Paranormal”, “Gjendja” dhe “Kill me”. Po ashtu dhe Majk numëron 5 projekte në listë momentalisht, “Ku je”, “Lamtumire”, “Zemra e saj”, “My baby go” dhe “Forca”.

Dafina Zeqiri renditet me 5 projekte. “Luj” pozicionohet më lart këtë javë, në vend të dytë, ndërsa të tjerë përmendim “Kaje”, “Si mua”, “Huti” dhe “E para/I pari”.