Së fundmi Koka ka sjellë videon e “Eudaimonia” nga albumi me të njëjtin titull dhe padyshim që është ‘tjetër nivel’. Projekti “Eudaimonia” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe e ka renditur atë në vend të 100-të.

Albumi i saj i ri e k mbajtur mjaft të impenjuar Koka-n kohët e fundit, por duket se çdo mund dhe djersë e derdhur është shpërblyer më së miri. “Eudaimonia” do të thotë “gëzimi i jetës brenda qenies njerëzore”.

Dhe Koka, ashtu si në çdo projekt tjetër të sajin, ka treguar dhe njëherë unikalitetin që e karakterizon. Videoja e realizuar është gjithashtu një arritje tjetër e artistes.

Albumi ka dale gjatë një shërimi shpirtëror që unë kam nisur, të gjitha mesazhet janë fuqizuese, të japin shpresë, të japin fuqi, të ndjekësh ëndrrat e tua, të bësh atë që do, ose të mos reshtës së dashuruari.