Prej disa javësh nga klasifikimi i “Top Awards” po largohen shumë projekte, të cilat prej kohësh kanë qënë në listë, madje të ashtëquajtura si këngët më jetëgjatë në “The Top List”. Fakti i daljeve të këtyre këngëve tregon se publiku është gati për të mirëpritur muzikë të re.

E në fakt kështu ndodhi. Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kanë hyrë plot 18 këngë të reja dhe kanë dalë po aq projekte të vjetra.

Janari është cilësuar si një sezon ku artistët zgjedhin të qetësohen, pas një sezoni të ngarkuar festash. Por në fakt fundi i dhjetorit solli një mori këngësh të reja dhe kjo javë ka qenë e mbushur plot në klasifikim. Por ja se cilat këngë i lamë pas në 2023…

  1. Ledri Vula x Capital T – Win Win
  2. Ledri Vula x Mc kresha x Vig Poppa – 2
    Passaporta
  3. Ledri Vula – Rri
  4. Julio Imeri – Ishim Gjithcka
  5. Sardi – Te Ana
  6. Zaza ft. Evi Reci – Mdo
  7. Klajd Haruni ft. Bruno – Mbase
  8. Ardit Cuni x Klement – Amanmen
  9. Kida x Mc Kresha x Lyrical Son – Fluturu
  10. Sardi – Kuitom Mu
  11. Jericho – Ali Pasha i Janinës
  12. Tuna – Qa Bone
  13. KiddMarioo – 13
  14. Klajdi Haruni – Vajzat e babit
  15. Tironci ft. Just X – Rezarta
  16. La Fazani – Gjemi do pare
  17. Gigliola Haveriku – Dy fjale
  18. Gion’s Tears – Disco