Ronela Hajati ka ardhur në qendër të vëmendjes me një këngë të re. Vetëm pak ditë më parë artistja ka publikuar projektin e saj më të ri që mban titullin “Jepi Gaz”. 

Një këngë kjo që e themi me sigurinë më të plotë që do të kthehet në një hit të padiskutueshëm. “Jepi Gaz” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Edhe pse një hyrje e re, projekti ka rrëmbyer zemrën e publikut, të cilët e kanë votuar duke e renditur në krye rë listës. Kjo këngë mund t’ju ketë tingëlluar si e dëgjuar edhe më parë dhe keni plotësisht të drejtë.

Para më shumë se 15 vjetësh, artistja Crazy Girl e publikoi për herë të parë “Jepi gaz”. Dhe ashtu si edhe para shumë vitesh ky projekt rezultoi një hit, të njëjtat premisa ka dhe versioni i ri i Ronelës.

Ronela njihet për performancat e saj energjike dhe kjo tregohet dhe në projektin e saj të ri. Le të shohim se si do të jetë ecuria e “Jepi Gaz” në vijim…