La Fazani rikthehet me një projekt të ri muzikor, duke konfirmuar edhe një herë se mbetet një nga artistët më të veçantë të skenës shqiptare. Albumi i tij më i ri, “Ekstrovert”, sjell një kombinim këngësh që pasqyrojnë stilin unik, energjinë dhe identitetin që e ka shoqëruar artistin që nga fillimet.
“Ekstrovert”, një projekt që vjen plot ngjyra, energji pozitive dhe një frymë cheerful e playful që ndihet nga kënga e parë deri te e fundit. Me “Ekstrovert”, La Fazani eksperimenton me tinguj modernë, ritme dinamike dhe tekste që lëvizin mes emocioneve e jetës së përditshme.
Çdo këngë sjell një atmosferë të ndryshme, ndërsa artisti ruan linjën e tij autentike, duke mos iu larguar stilit që e ka bërë të dallueshëm në skenën muzikore. Dy këngë të reja nga ky projekt vijnë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”, “Kom diçka me t’kallxu” në vend të 65-të dhe “Sa ma larg, sa ma larg” në vend të 100-të.
Përmes këtij albumi, artisti shfaq një anë edhe më të lirshme dhe plot jetë, duke krijuar një atmosferë që të fton të shtypësh “play” pa u menduar dy herë. “Ekstrovert” është një tjetër dëshmi se artisti di gjithmonë të surprizojë publikun.