Irayo dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e tyre më të ri, “LSD”, një këngë që premton të kthehet shpejt në një nga hitet më të dëgjuara. Me një beat modern, atmosferë energjike dhe një kombinim interesant të stileve të dy artistëve, “LSD” sjell një tjetër nivel në muzikën urbane.

Irayo sjell freskinë dhe energjinë e saj, ndërsa MC Kresha i shton këngës flow-n dhe stilin karakteristik që e ka bërë të veçantë në skenën shqiptare. Që nga momentet e para, kënga të kap me ritmin dhe refrenin që të mbetet në mendje.

Është pikërisht ai lloj projekti që e dëgjon një herë dhe, pa e kuptuar, e ke vendosur përsëri në repeat. “LSD” duket se ka të gjitha elementët për t’u kthyer në një soundtrack të ditëve dhe netëve të këtij sezoni.

Fansat e muzikës kanë marrë tashmë dozën e tyre të re të energjisë dhe një gjë është e sigurt, kjo këngë nuk dëgjohet vetëm një herë. “LSD”, shtype play, ngrije volumin dhe bëhu gati ta dëgjosh… non stop!