Kur bëhet fjalë për hite, Capital T di si të rikthejë vëmendjen. Reperi i njohur ka publikuar projektin e tij më të ri, “Behane”, një këngë që vjen me ritëm modern, atmosferë verore dhe një refren që të mbetet menjëherë në mendje.

“Behane” sjell një tjetër anë të artistit, duke kombinuar stilin e tij karakteristik me një energji që premton të dominojë kudo.

Me këtë projekt, Capital T duket se nuk ka ndërmend të lëshojë fronin në skenën shqiptare. Përkundrazi, “Behane” vjen si një sfidë e hapur për konkurrencën dhe një tjetër dëshmi se emri i tij vazhdon të mbetet sinonim i hiteve.

A do të jetë “Behane” kënga që do të pushtojë verën? Nëse reagimet e para janë një tregues, përgjigjja duket se është vetëm një, po!