Sardi dhe Arnon bëhen sërish bashkë në një projekt të ri muzikor. Dyshja kanë prezantuar këngën e tyre më të fundit me titull “Telefoni”.
Sardi dhe Arnon, që kanë krijuar një kimi të veçantë artistike në projektet e mëparshme, vijnë këtë herë me një këngë ritmike dhe moderne, e cila ndërthur elementë modernë dhe melodinë emocionale që i karakterizon. “Telefoni” trajton marrëdhëniet moderne, komunikimin e ftohtë dhe emocionet që shpesh mbeten pas ekranit të një telefoni.
Publiku e ka pritur pozitivisht bashkëpunimin e tyre, ndërsa kënga ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në platformat sociale dhe muzikore. Videoklipi po ashtu vjen i arrirë, si në projektet e tyre paraardhëse.
Me “Telefoni”, Sardi dhe Arnon dëshmojnë edhe një herë se bashkëpunimi i tyre vazhdon të funksionojë natyrshëm, duke sjellë projekte që lidhen lehtë me publikun dhe realitetin emocional të kohës sot. Ky projekt pritet të jetë një nga këngët më të dëgjuara të sezonit.