Tashmë është publike! Një nga bashkëpunimet më interesante të skenës urbane shqiptare ka mbërritur dhe emrat që janë bërë bashkë për të janë gjithçka tjetër veçse të zakonshëm.
DJ PM, DJ Dagz, Lumi B, Majk dhe MC Kresha kanë publikuar këngën e re “Only Fans”. Një kombinim që tingëllon si një formulë perfekte për të krijuar zhurmë.
“Only Fans” vjen me një frymë të pastër urbane dhe bashkon në të njëjtin projekt produksionin e DJ PM dhe DJ Dagz me stilin e veçantë të Lumi B, Majk dhe MC Kresha. Artistët sjellin identitetet e tyre të ndryshme në rap, duke krijuar një miks që e bën këngën të dallojë që në dëgjimin e parë.
Por padyshim, ajo që të kap fillimisht është titulli “Only Fans”, një zgjedhje që ngjall menjëherë kureshtje dhe i jep projektit një dozë provokimi. Kënga ka të gjithë përbërësit për të marrë vëmendjen e publikut dhe për të qenë një hit.