menu

Këngët që kanë ndryshuar më shumë pozicione këtë javë!


Ora: 14:53 Datë: 03/06/2020

Kjo java thuajse po kthen në normalitet gjendjen që prej muajsh kishte pushtuar muzikën dhe cdo aspekt tjetër të jetës. Artistët kanë filluar të publikojnë muzikë të re ndërsa publiku jo vetëm që vazhdon t’i votojë por gjithashtu ka filluar tashmë ta shijojë muzikën nëpër lokale të ndryshme, duke qënë se karantinimi ka përfunduar.

Po cilat kanë qënë projektet më të votuara këtë javë?

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është “Pendimi”, bashkëpunimi i Enxhi Nasufit me Boocky Dj. Ky projekt muzikor, i cili i është shtuar listës së “Top Awards” rreth 8 javë më parë, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke u ngjitur me 42 pozicione nga java e kaluar. Kujtojmë që debutimi i kësaj këngë në listë ka qënë në vendin e 5-të ndërsa për këtë javë “Pendimi” pozicionohet në vendin e 57-të.

“Running From Myself” e Eden është një tjetër këngë që ka rezultuar mjaft e votuar këtë javë. Falë mbështetjes së publikut, ky projekt muzikor është ngjitur me 26 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 13-të. Kujtojmë që “Running From Myself”, e cila për këtë javë mban vendin e 67-të, ka qënë një ndër këngët që ka arritur të renditet në vendin e 15-të.

Ndërsa në vendin e tretë, si këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione janë “Dayytona” e Dardan, “Anna” e Nora Istrefit dhe Gjikos, “A m’don” e Elvana Gjatës dhe “Stay with me Tonight” e Eugent Bushpepës, të renditura përkatësisht me nga 19 pozicione më lart krahasuar me javën e kaluar.

“Lule Lule” e Dafina Zeqiri është gjithashtu një projekt muzikor që është dëgjuar dhe votuar shumë këtë javë, duke bërë që të gjendet 18 pozicione më lart në krahasim me javën e kaluar. Për këtë javë kjo këngë pozicionohet në vendin e 43-të. Dafina ka rezultuar mjaft e dëgjuar edhe me një tjetër projekt muzikor dhe është “Ring Ring”, i cili për këtë javë është ngjitur me 14 pozicione.

Capital T, i cili sapo ka publikuar projektin e tij të radhës, është një ndër artistët që është dëgjuar shumë këtë javë me këngët “Je T’aime” dhe “200 Ditë”, të cilat janë ngjitur përkatësisht me nga 12-të dhe 10-të pozicione.

Ronela Hajati, e cila po shijon një periudhë qetësie, pas publikimit të dy projekteve muzikore, ka rezultuar gjithashtu e votuar këtë javë me këngën “MVP”, e cila është ngjitur me 16 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 63-të.

Kënga e Aurela Gaces, “Veten dua gjallë” është një ndër këngët që vazhdon të jetë tepër dëgjuar për shkak të gjendjes aktuale të cilën po përjetojmë. Kjo këngë ka marrë votat e publikut këtë javë, të cilët e kanë ngjitur me 15 pozicione nga java e kaluar.