Përveç këngëve komerciale, të cilat i kemi me shumicë në tregun muzikor shqiptar, për fat të mirë kemi dhe disa projekte që bëjnë diferencën. Këtu po flasim për projekte me tekste më të thella dhe domethënëse.

Dhe këtë javë në “The Top List” kemi si hyrje të reja, dy projekte të tilla. E ndoshta nga dy artistë që mbase nuk do t’ju shkonte shumë mendja…

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Propaganda” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Një bashkëpunim i suksesshëm vjen mes Rzon dhe Majk, të cilët kanë prezantuar së fundmi një tjetër projekt të ri muzikor titulluar “Forca”. Si Majk, ashtu edhe Capital T, shpesh i kemi parë me këngë të një natyre tjetër.

Artistët kanë vendosur që këtë herë të vijnë me këngë më motivuese e që të përcjellin një mesazh të qartë për të gjithë. Ose të paktën për ata që duan të dëgjojnë!

Për ju që po mendoni të dorëzoheni, apo ankoheni se jeta është tepër e vështirë, ja ku kemi këngët e duhura për ju. Mbase do të duhet t’i ridëgjoni shpesh…