Plot 9 projekte të reja këtë herë në klasifikimin e javës të ”The Top List”. Detyrimisht, me hyrjen e këtyre këngëve kanë dalë nga klasifikimi 9 projekte më të vjetra, të cilat kanë rezultuar si më pak të votuara se të tjerat.

Ndër këto ka patur dhe artistë që ’kanë nxjerrë veten e tyre jashtë’. Për cilët bëhet fjalë?

Aurela Gaçe ka sjellë këngën e saj më të re që mban titullin ”Se ti je”. Me hyrjen e kësaj kënge ka dalë nga lista projekti i saj i para pak javëve, “Se të dua”.

Kënga e Ledrit, ”1 goat për ty” i ka lënë vendin plot 3 projekteve më të reja të tij. ”Rri”, “Win Win” me Capital T dhe “2 passaporta” me Vig Poppa dhe Mc Kresha, janë ndër hyrjet më të reja të javës.

E duke qendruar tek Mc Kresha, bashkëpunimi i tij me Ledrin dhe Vig Poppa, ka nxjerrë jashtë klasifikimit një tjetër bashkëpunim të tij. Bëhet fjalë për ”Jem njo”, me Geasy dhe Inva Mulën.