Ronela Hajati është një artiste mjaft e suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Ndërkohë që karriera e saj po ecën shkëlqyeshëm, duket se dicka e shqetëson këngëtaren sa i përket jetës së saj personale.

Artisja e njohur ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka shpjeguar se beqaria e saj po bëhet një temë shqetësuese për të, pasi kudo që shkon, duan që ta martojnë.

“Beqaria ime ka filluar po bëhet një temë shqetësuese, kudo ku shkoj, duan të më martojnë”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj.

Por artistja vijon të jetë e fokusuar tek karriera e saj, pasi po në të njëjtin postim, ajo ka zbuluar se po punon për projektin e saj më të ri, i cili publikohet ditën e premte dhe sigurisht që kuptohet se nuk ka kohë të merret me gjëra të tillë, si për shembull martesa.

“Më lini rehat se unë të premten nxjerr “Jepi Gaz”, kështu që e kuptoni vet domethënë”, shton më tej Ronela.