Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Ja se cilat këngë janë rritur në renditje…

“Gjade” nga Dhurata Dora dhe Elvana Gjata rezultoi mjaft i suksesshëm gjatë verës që lamë pas. E jo më kot, pasi përveç se ishte një projekt mjaft ritmik, publiku e ka pëlqyer faktin që këto dy super artiste u bënë bashkë. Kjo këngë është rritur me 26 pozicione duke u renditur në vend të pestë këtë javë.

“365” po ashtu është rritur me 26 pozicione këtë javë. Ky projekt është bashkëpunimi i dytë brenda një kohe shumë të shkurtër mes Fifit dhe Gjikos, pas ”Djegi krejt”, por që ia tejkaloi këtij të fundit për nga suksesi.

“Dritës” nga Fatos Shabani ka vetëm dy javë në klasifikim dhe është rritur me 25 pozicione. Një projekt ky mjaft unik por edhe romantik që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.