menu

Ndryshon kreu, një tjetër ‘new entry’ në “Top 5”!


Ora: 18:39 Datë: 18/07/2021

Të tjera surpriza në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”! Kënga “Nina” e treshes së artistëve Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni edhe pse ka qendruar për dy javë në vendin e parë, këtë herë duket se nuk ja doli dot të ruante fronin. Me vetëm 1 vend më poshtë në renditje, tani është në vendin e dytë. Megjithatë mbetet ende ndër më të preferuarat e publikut.

Vendi i parë për këtë javë shkon për “Dale”, e sjellë nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula. “Dale” është rritur me dy pozicione nga java e kaluar dhe pikërisht ky projekt ka rezultuar si më i preferuari nga publiku deri më tani. Kënga po korr kudo shumë sukses dhe na mbetet për të parë se çfarë suprizash ka rezervuar për më tej.

Në vend të tretë për këtë javë renditet Ronela Hajati me “Aventura”. Duke u rritur kështu me dy pozicione nga java e kaluar, ky projekt duket sikur u ‘la mënjëanë’ për disa kohë, por javët e fundit sa po vjen e po votohet akoma më shumë nga publiku. Kjo është kënga që qendron më lart në klasifikim nga Ronela.

“Loti” nga Elvana Gjata ka qendruar në “Top 5” që nga çasti i parë i publikimit. Kjo këngë renditet në vendin e katërt në klasifikim dhe nuk ka ndryshuar renditje nga java e kaluar. Edhe pse një këngë ‘melankolike’, mbetet e preferuara e publikut.

Vendi i pestë i takon një hyrje të re. Alban Ramosaj ka publikuar këngën e tij të fundit të titulluar “Shpirto”. Edhe këtë herë Albani nuk na ka zhgënjyer aspak. Pritshmëritë e këtij projekti për t’u rritur në renditje në javët në vazhdim, janë të larta.