Pas 12 vitesh erdhi bashkëpunimi i projektit të shumëpritur nga Ledri Vula dhe Ghetto Geasy. Ashtu siç edhe kishin lajmëruar prej pak kohësh tanimë, dy ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, bashkuan forcat për të na sjellë një hit të ri.

“Thuj” titullohet kënga e cila shoqërohet edhe me videoklip. Teksti dhe melodia janë bërë nga vetë artistët.

Dyshja, të cilët nuk pasur komunikim me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, u ribashkuan në skenë në një klub nate disa muaj më parë. E që atëherë, fansat mezi e kanë pritur një projekt mes këtyre dy artistave kaq të preferuar e ndër më të vjetrit të skenës.

“Thuj” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është renditur në vend të katërt. E duket se ky do jetë fiksimi ynë i ri.