Dyshja që nuk e kishim menduar më parë për bashkëpunime, mesa duket ka zgjedhur të na surprizojë. Këngëtari shumë i dashur për publikun Butrint Imeri dhe këngëtarja Era Istrefi, janë bërë bashkë për herë të parë, për një projekt të ri muzikor.

Kënga titullohet “Lonely” dhe është publikuar vetëm pak ditë më parë. Ky projekt e ka sjellë dyshen gjithashtu në klasifikimin e javës në “The Top List”.

“Lonely” nga Butrint Imeri dhe Era Istrefi është një këngë që flet për ndjenjën e vetmisë dhe thyerjen e zemrës pas përfundimit të një lidhjeje. Teksti shpreh konfuzion dhe mall për personin që është larguar, si dhe një ndjenjë të humbur pa to.

Klipi është xhruar në Paris dhe nuk mund të kishin zgjedhur dot një vend më romantik se ky. Megjithatë, “Lonely” nuk ka marrë një pozicionim mjaft të kënaqshëm për këtë javë.

Projekti mbyll Top 100 e kësaj jave. Të shohim nëse votat e publikut do të na surprizojnë në ditët e ardhshme…