Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohëve të fundit Albani ka lajmëruar se këtë verë do të vijë me disa projekte muzikore, ku si rrallëherë do të kenë edhe bashkëpunime, ku një ndër to do të jetë edhe me motrën e tij, këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj.

Deri më tani Albani kishte publikuar vetëm një nga projektet që mban titullin “Sahara”, por tani na ka njohur dhe me surprizën e radhës. “A je me najkon” pyet Alban Ramosaj në këngën e tij të re dhe ne jemi shumë kuriozë të dimë se kujt i drejtohet. Ky projekt pozicionohet në vend të 80-të për këtë javë.