Kida dhe Buta kanë bashkuar forcat së fundmi në një projekt të ri muzikor. “Mesazh” titullohet ky duet i tyre, të cilin e kanë realizuar në qytetin e bukur të Parisit.

Pas mbarimit të sezonit veror, Kida nuk publikoi për disa kohë asnjë projekt muzikor ama pritjes duket se i erdhi fundi. Së fundmi Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Vaj”.

E duket se Kida e kishte gati këngën e saj të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Buta, i cili titullohet “Mesazh”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe renditet në vend të 77-të momentalisht.

Kida dhe Buta ishte një dyshe që jo shumë mund ta parashikonin se do të sillnin një bashkëpunim. “Mesazh” rezultoi një miks i bukur i zhanreve që po pëlqehet mjaft shumë edhe nga fansat e publiku.