Për 376 javë kemi ndjekur 100 këngët më të mira moderne shqiptare, hitet më të fundit dhe artistët më në zë. Prej kaq javësh “Top Awards”, përmes “The Top List” ka shpallur klasifikimin e këngëve më të bukura të muzikës shqiptare, ku publiku falë votave të tij tregon se cilat projekte muzikore duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi si edhe pozicionimin e tyre.

Nga java në javë, vihen re ndryshime në renditje si edhe projekte që hyjnë në këtë klasifikim por disa prej tyre kanë mundur t’i rezistojnë për një kohë të gjatë këtij klasifikimi, duke u shndërruar në këngët më jetëgjatë në “The Top List”. Nga ana tjetër, disa këngë kanë arritur që të qëndrojnë në vend të parë për disa javë rresht. Ja se cilat kanë qenë ato…

Stresi – Loco (8 javë)

Unikkatil – Ni Milion Rrugë (6 javë)

Butrint Imeri – Xhanem (6 javë)

Elvana – Forever Is Over (5 javë)

Gran Error x Elvana Gjata x ANTONIA – Clap Clap  (5 javë)

Alban Kondi x Bojken Lako x Kastro Zizo – MONO (4 javë)

Ledri Vula – SRMN (4 javë)

Alban Ramosaj – A Me Do (4 javë)

Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na (4 javë)

Diona Fona ft. EAZ – Ti je (4 javë)

Yll Limani – Leje (4 javë)

Yll Limani – 9 (4 javë)