Një nga ekipet më të vjetra spanjolle, Atletico Madrid, është tejet aktiv në rrjetin social TikTok. Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit.

Pyetja e radhës që iu drejtua ndjekësve të faqes së ekipit ishte për të gjetur se cili lojtar është në fotografi nga stërvitja e ditës. Diçka që mori shumë vëmendje në këtë postim ishte pikërisht kënga që e shoqëronte sondazhin, e cila është këngë e interpretuar nga artistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për këngën “Beautiful”, të cilën e këndon Flori Mumajesi në bashkëpunim me Ledri Vulën. Pra, le të themi se kjo këngë i ka bërë mjaft përshtypje atyre…

Ndërsa, lojtari në sondazh është mesfushori Rodrigo De Paul. Sondazhin nga Atletico Madrid mund ta gjeni më poshtë.

https://vm.tiktok.com/ZMMN3ECgf/