Temperaturat e larta kanë vënë në lëvizje artistët, të cilët pavarësisht se koncertet e tyre ende nuk  janë rikthyer në gjenjden normale, ata vazhdojnë të prodhojnë muzikë të re.

Me prodhimin e muzikës së re, janë vënë re shumë ndryshime në “Top 10” për këtë javë. Sa i përket vendit të parë, ai vazhdon të mbetet i njëjtë për të dytën javë rresht dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e Capital T dhe Ledri Vulës, “DMP”.

Surprizë ka ardhur vendi i dytë dhe është Mozzik, i cili i është afruar shumë kreut me ka ka ka katarastofën e tij, “Madonna”. Edhe pse është në javën e dytë të futjes në listë, ky projekt i reperit po shndërrohet në një ndër këngët më të preferuara të kësaj vere.

“Parajsa ime”, bashkëpunimi i Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës, vazhdon të renditet në zonën e nxehtë të listës, ekzaktësisht në vendin e tretë. Edhe pse ka humbur një pozicion nga java e kaluar, publiku vazhdon të shijojë ritmet latine të dyshes së njohur.

Një tjetër bashkëpunim i shumëpritur është votuar mirë këtë javë dhe bëhet fjalë për “Aman”, një super këngë nga Dafina, Ledri dhe Lumi B, i cili falë votave të publikut, është ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 4-t.

Në “Top 5” për këtë javë vazhdojmë të kemi Yll Limanin me “I kom kall”, i cili edhe pse ka humbur dy pozicione nga java e kaluar, vazhdon të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e publikut.

“Prita” e Butrint Imerit është një ndër këngët më të votuara të “Top 10” për këtë javë, duke u ngjitur me 16 pozicione nga java e kaluar dhe si pasojë mban vendin e 6-të.

Pavarësisht se kanë kaluar 17 javë që nga koha kur Stresi u bë pjesë e “The Top List” për herë të parë me “Loco”, e cila ka qëndruar në vendin e parë për 8 javë rresht, vazhdon ende të shijohet nga publiku. Për këtë javë “Loco” pozicionohet në vendin e 7-të, duke humbur 2 pozicione nga java e kaluar.

Përvec se mban vendin e parë me “DMP”, Capital T gjendet në “Top 10” me një tjetër projekt muzikor dhe është pikërisht “Flawless”, e cila për këtë javë është ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 8-të.

Sukses për këtë javë ka korrur edhe “Tela”, bashkëpunimi i Kidës dhe Ermal Fejzullahut. Edhe pse është një hit i verës së kaluar, publiku vazhdon që ta dëgjojë dhe ta votojë ende këtë këngë, e cila për këtë javë mban vendin e 9-të, duke u ngjitur me 6 vende nga java e kaluar.

Vendin e 10-të këtë javë e mbajnë dy artistë të rinj, Redon dhe Soya, të cilat kanë goditur me talentin e tyre dhe me këngën “Class”, e cila është ngjitur me dy pozicione këtë javë.