Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij me publikimin e albumit “I Pari”, një projekt që po komentohet gjerësisht nga fansat dhe industria muzikore.

Albumi përmban 14 këngë dhe u publikua më 10 qershor, pas një pritjeje të gjatë nga publiku. “I Pari” sjell një kombinim të balancuar të baladave dhe ritmeve moderne. 

Sipas reagimeve të publikut, projekti po konsiderohet si një ndër realizimet më të fuqishme të karrierës së këngëtarit, me një kombinim modern tingujsh, melodish dhe produksioni që po pëlqehet gjerësisht nga fansat. Edhe pse i sapo lançuar, “I Pari” po shihet si një pretendent serioz për hitet e verës 2026, duke konfirmuar edhe një herë Butrint Imerin si një nga emrat më dominues të muzikës moderne shqiptare.

Tre këngë nga ky album i bashkohen listës së kësaj jave të “The Top List”. Bëhet fjalë për “No Sorry” që pozicionohet në vend të shtatë, “Kangë Dashnie” në vend të 51-të dhe “Si Atëherë” në vend të 88-të.

Duket se vera e këtij viti do të ketë një emër kryesor në playlista dhe ai është Butrint Imeri.