Së shpejti do të publikohet edhe bashkëpunimi i shumëpritur midis Dafina Zeqirit dhe Mozzik. Këtë lajm e bëri me dije një ditë më parë vetë Dafina duke publikuar një TikTok me reperin.

Teksa dje ajo nuk zbuloi asgjë më tepër, së fundmi krahas një fotoje me Mozzik ajo ka shkruar “Pahiri”. E me këtë na ka lënë të kuptojmë që ky është titulli i këngës së re.

Detaj tjetër që bie në sy në foto është edhe vendndodhja, në Stamboll. Si duket dyshja po e xhirojnë projektin e tyre të parë të përbashkët në Turqi.