Dy emra të dashur të muzikës shqiptare bashkojnë energjitë në një projekt që vjen me ritëm, stil dhe plot vibe. Marin dhe Dafina Zeqiri vijnë së bashku me këngën e re “Kiki”, një bashkëpunim që sjell në vëmendje ritmet moderne dhe atmosferën e zjarrtë.

Me stilin e tyre karakteristik dhe një prezencë që nuk kalon pa u vënë re, dy artistët synojnë të sjellin një tjetër ngjyrë në playlist-at e publikut. “Kiki” vjen me një titull catchy, plot potencial për t’u kthyer në refrenin që këndohet kudo e do t’ju mbesë në mendje. 

Dafina Zeqiri, e njohur për energjinë dhe identitetin e saj artistik, bashkohet me Marinin në një projekt që ka të gjithë përbërësit për të tërhequr vëmendjen e publikut. Kombinimi i dy emrave e bën këtë bashkëpunim edhe më interesant, duke ngritur pritshmëritë për reagimin që do të marrë kënga nga fansat. A do të jetë “Kiki” hiti i radhës i momentit?