Një javë e ngarkuar erdhi me fillimin e vitit 2022. Plot nëntë hyrje të reja në klasifikimin e “The Top List” për këtë javë.

Si fillim Young Zerka na ka prezantuar dy projekte të reja, “Tik Tak” dhe “Tirane London” në bashkëpunim me OG Merks, një artist i ri për ne. Mund të themi se kjo javë ka qenë plot bashkëpunime. Shumica e hiteve të këtij fillim viti kanë qenë të tilla, madje projekte që synojnë të kenë shumë sukses.

Këtu mund të përmendim Capital T dhe Mc Kresha me “Heku qafe”, dy artistë që do tejkalojnë çdo rekord me këtë bashkëpunim. Por jo vetëm kaq, gjithashtu dhe Lumi B, Lyrical Son dhe Mc Kresha me “Maje”. Mund të themi se për këta artistë viti 2022 ka nisur shumë mbarë.

Arilena Ara dhe Gjon’s Tears nga ana tjetër më në fund kanë publikuar videoklipin e projektit të tyre të shumëpritur nga fansat, “Dance Me”. Një tjetër dyshe shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar janë Butrint Imeri dhe Don Xhoni. Mund ta imagjinoni dot suksesin që do të ketë “Corazon”?

Nga ana tjetër Elgit Doda ka publikuar një tjetër hit që mbase mund t’ja kalojë “TL”, të titulluar “Ku je”. Alandy po bëhet gjithnjë e më aktiv duke sjellë projekte solo dhe kënga e tij më e re titullohet “Vitamin”. Projekti i fundit por jo nga rëndësia, që i bashkohet javës është “Shoqnia”, e sjellë nga Stresi dhe Bala, një tjetër artist i ri që vjen për herë të parë në listë.