Edhe pse ai nuk është shkëputur ndonjëherë nga muzika, kishte kaluar pak kohë që kur Alandy kishte ardhur me një këngë të tijën. Dhe ja ku erdhi momenti…

Alandy prej kohësh ka publikuar herë pas here projekte të reja, qofshin ato bashkëpunime apo edhe solo siç e kemi parë së fundmi. Thënë kjo, Alandy ka lançuar këngën e tij më të re të titulluar “Pa limit”.

“Pa limit” e ka sjellë atë pas një periudhe disi të gjatë kohe, sërish në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt është një këngë mjaft ritmike, por që duhet thënë që na erdhi disi si surprizë.

Kënga e re e Alandy-t, padyshim që e sjell atë shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shohim. Tek ky projekt ai i lë një vend ‘mburrjeve’, por sigurisht fundja ky është dhe thelbi i këngës, çdo gjë pa limit…

Po ashtu e veçanta vjen dhe nga personat e ftuar në klip, ku Alandy ka përzgjedhur Young Zerkën, Micci, si dhe aktoren Arjola Demiri. “Pa limit” renditet në vend të 100-të të listës.