Edhe kjo javë ka sjellë ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve në listë, nisur që nga kreu i listës. Disa prej projekteve muzikore kanë marrë një mbështetje të madhe nga fansat, votat e të cilëve i kanë ngjitur sa më në majë të listës.

Bashkëpunimi mjaft i pëlqyer kohët e fundit nga fansat mes Don Xhonit dhe Butrinit Imerit, “Corazon” vazhdon që të jetë ndër më të preferuarat dita-ditës. “Corazon” është rritur me 43 vende nga java e kaluar duke u renditur në vend të 15-të.

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Kënga e saj “Criminal” është pozicionuar me 36 vende më lart nga java e kaluar dhe renditet në vend të 28-të.

Nga ana tjetër një nga artistet që ka bërë bujë kohët e fundit që pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP” ka qenë Fifi. Projekti i saj “Ma more” është rritur me 32 pozicione nga java e kaluar dhe renditet në vend të 29-të.

Rikthimi i Getinjos në “The Top List” pas një kohe relativisht të gjatë ka pasur padyshim frytet e veta. Projekti i tij “Real” e risolli atë fuqishëm dhe madje është rritur me 35 vende nga java e kaluar, për të kaluar khtu në vend të 63-të.

Një tjetër projekt me rritje të madhe është “Tirane London”, të cilën Young Zerka e solli në bashkëpunim me OG Merks, një emër i ri për Top Awards. Ashtu si çdo projekt tjetër i Young Zerka-s, është përqafuar nga publiku dhe është votuar me 33 vende më lart nga java e kaluar. “Tirane London” aktualisht renditet në vend të 67-të.