Një tjetër javë pa shumë surpriza në ”The Top List”. Jo shumë ndryshime nga java e kaluar sa i përket renditjes në Top 10.

Teksa Luiz Ejlli nuk i ndahet vendit të parë të listës, po ashtu dhe Top 5 nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Vendi i dytë shkon sërish për Elvana Gjatën me ”Si na”, në vend të tretë renditet ”2 shotsa”, bashkëpunimi i Luiz Ejllit dhe Donald Veshajt.

Në vend të katërt pozicionohet ”Me ty” nga Luizi, ndërsa remixi i kësaj kënge nga Dj Benito renditet në vend të pestë. Po ashtu asnjë ndryshim në vendin e gjashtë, që njësoj si javën e kaluar e mbajnë Noizy dhe Stresi me ”Medalioni”.

Vendi i shtatë dhe i tetë shkon për Shpat Dedën me dy këngët e tij, ”Terr” dhe ”T’huj”. Në vend të nëntë renditet Semi Jaupaj me ”Autostradë”, ndërsa Top 10 e mbyll Ardit Çuni me ”Leje”.