Noizy rikthehet me një tjetër bashkëpunim të madh e të rëndësishëm. Këtë herë, artisti ka bashkuar forcat me Light dhe Gue për projektin e ri muzikor, “Strip For Me”.

Kombinimi i tre artistëve sjell një tjetër atmosferë, duke ndërthurur stilet e tyre në një këngë me ritëm modern dhe energji tipike urbane. 

Bashkëpunimi i Noizyt me artistë ndërkombëtarë tregon edhe një herë ambicien e tij për ta çuar muzikën përtej tregut shqiptar. “Strip For Me” kombinon stilin karakteristik të Noizyt me atmosferën dhe sound-in e Light dhe Gue, duke krijuar një projekt me potencial për të marrë vëmendje edhe jashtë vendit.

Me emrat e tre artistëve në një projekt të vetëm, “Strip For Me” është padyshim një nga bashkëpunimet që do marrë gjithë vëmendjen e fansave.